Një incident është shënuar këtë premte në brigjet detare Turqi-Qipro.
Mediat greke bëjnë me dije se një roje bregdetare turke ndoqi dhe hapi zjarr në një anije të policisë portuale të Republikës së Qipros, në zonën pranë Kato Pyrgos.
Ndër të tjera raportohet se anija e portit gjatë patrullimit vuri re një anije të madhe të Rojës Bregdetare Turke në zonë që iu afrua me manovra të rrezikshme.
Rojet bregdetare turke më pas ndoqën anijen e policisë së portit pothuajse derisa hyri në strehën e peshkimit Kato Pyrgos, madje duke qëlluar me të shtëna paralajmëruese.e.su./abcnews.al