Humbja në zgjedhje, Kadilli: Të rishikohet analiza për faktorët e brendshëm

schedule18:57 - 15 Korrik, 2021

schedule 18:57 - 15 Korrik, 2021

Ish-kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli ka kërkuar rishikim të analizës me 13 pika të hartuar nga demokratët për humbjen në zgjedhjen e 25 prillit.

Kadilli është shprehur se në analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me performancën e demokratëve.

Lexo edhe: Paloka ngre akuza për raportin e hartuar nga demokratët: Është bërë që dikush të dalë keq

“Duhet parë me kujdes, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me performancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave”, ka deklaruar Kadilli. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!