Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elvana konfirmon duetin e dytë të verës, bëhet bashkë me artistin e njohur shqiptar

schedule17:34 - 15 Korrik, 2021

schedule 17:34 - 15 Korrik, 2021

Kohët e fundit është përfolur se Elvana Gjata dhe Ylli Limani kanë bashkuar forcat për të sjellë një bashkëpunim. Spekulimet se kanë përgatitur diçka të përbashkët lindën pas replikave të shumta mes divës së muzikës shqiptare dhe Yllit në rrjete sociale.

Ditën e sotme, ata kanë konfirmuar këto thashetheme përmes postimeve të njëjta në Instastory. “Të shtunën… X2“, kanë shkruar artistët, që e kanë shoqëruar me emojin e një ore, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për duetin.



Sakaq, përsa i përket Elvanës, ky nuk është dueti i vetëm i kësaj vere. Ditën e sotme, ajo zbuloi se ka punuar me dy emra të njohur ndërkombëtarë, Inna dhe Sickotoy, të cilët do të sjellin këngën me titull “Papa”. Inna është një emër mjaft i famshëm, dhe njihet për hitet si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!