Më shumë se 100 vende në botë tani kanë qasje në “YouTube Short”, përgjigja e Google për TikTok. YouTube Short ka nisur në Indi vitin e kaluar, u zgjerua në 26 vende, dhe pritet të shtohen në listë dhe shumë të tjerë, aty ku Youtube është i disponueshëm.
Ngjashëm me TikTok, Shorts iu lejon njerëzve të bëjnë video 15 minutëshe, të cilat mund të shoqërohen me muzikë. Një nga avantazhet e Youtube Shorts është se integrohet në ekosistemin e YouTube dhe Google.
Por ndërsa YouTube po bën shumë përpjekje për të imituar formatin e TikTok, ky i fundit po eksperimenton me formate që janë më afër fokusit tradicional të YouTube. Kohët e fundit është trefishuar gjatësia maksimale e videos në tre minuta për të gjithë. /abcnews.al