Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë deri në 10 milion dollarë për këdo që jep informacione që mund të çojnë në identifikimin ose zbulimin e hakerave që punojnë për një qeveri të huaj dhe që synojnë infrastrukturën kibernetike të SHBA-së.
Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se “disa kriminelë që synojnë infrastrukturën e SHBA-së mund të shkelin CFAA (Akti i mashtrimit dhe abuzimit me sigurinë e informacionit)” dhe se ministria “ka krijuar një kanal në Dark Web për të mbrojtur sigurinë e informacionit”./abcnews.al