Nxjerrja e këmbëve jashtë dritares së makinë si ka kushtuar një zyrtari në Kosovë.
Policia e Ferizajt, ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, është filmuar me këmbnët jashtë automjetit.
Sipas policisë, me këtë veprim, ai ka shkaktuar kundërvajtje, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes. Ngjarje ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizaj
B.I (M/K) 60 vjeçar, pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.