Politika e hezitimit të vaksinave kundër Covid

schedule10:22 - 15 Korrik, 2021

schedule 10:22 - 15 Korrik, 2021

Nga Juneau Empire

Delta përbën më shumë se një të katërtën e rasteve të reja në SHBA, por varianti pritet të bëhet dominues shumë shpejt në të gjithë botën. Sipas studimeve deri më tani, varianti është më ngjitës, prek më shumë të rinjtë dhe pritet të rrisë numrin e të shtruarve në spital.

Vaksinat nuk janë aq efektive kundër Delta, sa kundër varianteve të tjera. Për fat të mirë, gjasat që varianti të shkaktojë simptoma të rënda te personat e vaksinuar plotësisht është jashtëzakonisht i ulët.

Joe Biden është zotuar se do të vaksinojë 70% të moshës mbi 12 vjeç, sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale. Por mesatarja në të gjithë vendin është vetëm 51%.

Për të qenë të sigurt, njerëzit kanë hezituar të vaksinohen për arsye që nuk lidhen me politikën.  Një përqindje e vogël e popullsisë pretendon se vaksinat nuk kanë qenë të disponueshme.

Ndërkohë punonjësit shëndetësorë shqetësohen edhe efektet anësore sado të vogla. Të tjerët nuk i besojnë zhvillimit të shpejtë, testimit dhe aprovimit të vaksinave. Ose çdo gjë që qeveria rekomandon.

Por është e pamundur të injorosh demografinë politike, raporton abcnews.al

Fundjavën e kaluar, disa guvernatorë republikanë u bënë thirrje publike qytetarëve të shteteve të tyre të vaksinohen. “Nëse nuk jeni vaksinuar, ju jeni pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.” Guvernatorja Asa Hutchinson u shqetësua se do të kishte mungesa në furnizime “gjatë vitit të ardhshëm shkollor dhe gjatë dimrit” nëse shumica nuk vaksinohen.

Rikujtojmë se në një intervistë të marsit në Fox News, ish-presidenti diskutoi politikat e tij pandemike. “ Çelësi gjithmonë do të ishte vaksina ”, tha ai. Duke marrë përsipër rrezikun e prodhimit para se të përfundonte testimi.

Ai gjithashtu tha se ishte vaksinuar para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë dhe rekomandoi që të gjithë të vaksinoheshin. Sidoqoftë, të dhënat e vaksinimit sugjerojnë se rekomandimi i tij nuk bëri shumë ndryshim. Dhe përveç intervistës për Fox News , ai kryesisht ka heshtur në lidhje më këtë çështje.

Trump nuk do të ishte në gjendje të injoronte pyetjet rreth vaksinës nëse do të rizgjidhej. Ai madje mund të jetë bërë një avokat më i zhurmshëm rreth vaksinimit në krahasim me Biden. Guvernatorët si Dunleavy, Justice, Hutchinson do të mbështeteshin tek ai për të inkurajuar më shumë njerëz në shtetet e tyre përkatëse për t’u vaksinuar.

Por lind pyetja- a i besojnë mbështetësit Trump? Apo e ka sabotuar programin për të cilin do të dëshironte të merrte meritat duke sfiduar vazhdimisht gjykimin e ekspertëve shëndetësorë dhe duke minimizuar kërcënimin e COVID?

Nuk është  e vështirë të rikujtojmë vlerësimet e paqëndrueshme të Trump. Në pak javë, ai kaloi nga parashikimi se 15 raste nuk ishin të mjaftueshme për shpalljen e një emergjence kombëtare.

Ai madje këmbënguli se ekonomia do ti rikthehej normalitetit deri në Pashkë dhe se vaksinat do të zhvilloheshin  shumë shpejt. Jo shumë kohë pas deklaratave të Trupm, Amerika regjistroi viktimën e saj të  100,000-të. Tani  vendi ka regjistruar 600,000 viktima.

Por lajmi i mirë është se vaksinat kanë çuar në rënie të viktimave dhe shtrimeve në spital.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!