Pas helmimeve masive të qytetarëve në Deçan, prokuroria në Pejë ka nisur hetimet, ndërsa ka lëshuar edhe një urdhër për të marrë në pyetje qytetarët.
Zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka njoftuar se nga kryeprokurori janë caktuar dy prokurorë për të ndjekur këtë çështje.
“Urdhri i parë ka qenë të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes dhe sigurimi i video-kamerave në atë rajon gjithashtu të merren në pyetje zyrtarë të kompanisë, “Hidromi”, zyrtarë të mjekësisë, të familjeve në Deçan si edhe personave të tjerë që janë qenë pjesë e hetimit”, ka thënë ai.
Ndërkohë komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e helmimeve.
Deri tani në qendrën shëndetësore janë regjistruar mbi 1500 persona të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Ndërkohë ditën e sotme Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, pritet të raportojë në lidhje me situatën e krijuar nga helmimi./abcnews.al/