Rasti i oficerit të policisë në Greqi që akuzohet se përdhunoi një 19-vjeçare kanë tronditur mbarë vendin. Mediat bëjnë me dije se ishte në personat që kujdesej për sigurinë e personaliteteve të larta ndërsa kishte qenë pjesë e ekipit të ish-Ministrit të Punëve të Jashtme Nikos Kotzias.
Në dokumentet nga organi i akuzës del në pah se ai ishte transferuar në zyrën e ministrit më 8 korrik të vitit 2017 ndërsa ky transferim u anulua vetëm një ditë më vonë. Arsyet u parashtruan si zyrtare pa dhënë më shumë detaje.
Në rrjetet sociale ai kishte postuar edhe një njoftimin për largimin nga detyra për një detyrë më të mirë në drejtorinë e Patrullës së Athinës.
” Gjithçka është një cikël në jetë … Më në fund, pas 11 vitesh, cikli im është mbyllur në këtë Shërbim dhe unë po largohem për diçka më të mirë. Shumë vite, shumë kujtime, shumë suksese, shumë dështime. Dua të falënderoj të gjithë Komandantët e mi që më kanë toleruar gjatë gjithë këtyre viteve dhe të gjithë vartësit e mi të cilëve u kërkoj falje nëse i kam bërë padrejtësi dikujt ose ndonjëherë jam bërë paksa i rreptë . Faleminderit të gjithëve, nuk harroj askënd dhe i uroj secilit prej jush forcë dhe sukses. Jam i sigurt që të gjithë do të vazhdoni me të njëjtin zell dhe jam i sigurt që do të punojmë përsëri me disa njerëz ”.
Ajo i tregoi autoriteteve 5 emra vajzash që mund të jenë edhe pseudonime që u përkasin të rejave që ishin mbajtur pranë shtëpisë ku u izolua ajo për disa orë. Vajza përshkroi katër persona të tjerë që duket se janë bashkëpunëtorë të policit abuzues. E reja përshkruan një person të dytë të rëndësishëm në këtë rrjet abuzimi që administron faqet e internetit duke theksuar se nëna e tij kishte një shtëpi publike që shërben si vend për takimet erotike.
“Rreth dy javë pasi shkova në shtëpinë e tij, i thashë se doja të gjeja një punë, për shembull në një kafene. Por ai më tha se nëna e një shokut të tij, G.L., ka shtëpi publike në Athinë dhe një sit për të lidhur marrëdhënie dashurie me vajza dhe ai më sugjeroi që të punoja edhe për të.
Ata në thelb janë bosët dhe rregullojnë punën dhe menaxhojnë sitin (e emërtojnë atë). Kur më ofruan të punoja me ta nga D., unë fillimisht refuzova, por ai kërcënoi se do të më vriste dhe do të dëmtonte familjen time, kështu që unë u detyrova të punoja me ta, “ u tha e reja autoriteteve. Ajo iu referua edhe një ushtaraku që dyshohet se ka rolin e shoferit dhe transportonte ata në banesa, hotele dhe shtëpi të ndryshime ku bëheshin takimet.
Personi i tretë të cilit i referohet vajza është një pronar lokali, që i dërgon 39-vjeçarit kokainën që ai ia jep vajzave. Në kërkim nga policia është shpallur edhe partneri i 19-vjeçares që akuzoi atë për tradhti por që nga hetimet rezultoi se ishte shok me oficerin e policisë. m.v/abcnews.al