5 euro taksë sa herë regjistrohet makina, Haradinaj thirrje: Protestoni si për rrugën e Kombit

schedule19:41 - 14 Korrik, 2021

schedule 19:41 - 14 Korrik, 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të zbrazë xhepat e qytetarëve me një taksë të re prej 5 eurosh sa herë regjistrohen automjetet.

Ai thotë se qytetarët duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, ashtu siç u protestua për taksën e rrugës së Kombit.

“Të dashur qytetarë, Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

Qytetarë të nderuar, PROTESTONI! U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet! Protestoni për të drejtat tuaja!”, shkruan Haradinaj. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!