Blake Shelton dhe Gwen Stefani u martuan në një ceremoni private më 4 korrik në Oklahoma. Tashmë që e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, ata janë gati të zgjerojnë familjen e tyre. Burime pranë çiftit hollivudian kanë treguar se këngëtarja dëshiron një vajzë pas tre djemve që ka.
“Nuk është sekret që Gwen dëshiron një vajzë, ajo ka folur publikisht për këtë dhe lindja e një fëmije është diçka që ajo dhe Blake kanë diskutuar.“, tha burimi. “Blake e konsideron veten baba të fëmijëve të saj, por me të vërtetë do të donte fëmijën e tij biologjik,” tha më tej burimi.
“Gwen e di që mosha e saj është një faktor, por kjo nuk e ndalon atë. Ajo do të donte vërtet një vajzë dhe gjithmonë e ka dashur. Ajo ndihet sikur kjo do ta kompletonte familjen e saj. Miqtë e tyre nuk do të çuditeshin nëse do të ndodhte dhe ata po shqyrtojnë të gjitha mënyrat për ta bërë këtë. Ata nuk po humbin kohë duke pritur”. /abcnews.al