Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 153 raste të reja nga 210 599 testime të kryera.
Krahasuar me një ditë më parë vihet re një rritje e numrit të të infektuarve me Covid.
Sipas raportit të ministrisë në orët e fundit kanë humbur jetën 23 persona duke e çuar në 127 831 numrin e përgjithshëm të viktimave në Itali që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në kujdes intensiv 151 pacientë.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më 5tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 4,275,846 mes të cilëve betejën me Covid e kanë fituar 4,106,315 qytetarë.e.su./abcnews.al