Helmimi në Deçan, Vitia: Disa nga mostrat e helmimit do të dërgohen për analiza jashtë vendit

schedule15:43 - 14 Korrik, 2021

schedule 15:43 - 14 Korrik, 2021

Një numër i lartë qytetarësh janë helmuar në Deçan për shkaqe të panjohura. Këtë të mërkurë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se disa mostra të këtij helmimi do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike, e të cilat sipas tij nuk mund të bëhen në Kosovë.

Vitia tha se në Deçan situata është më e qetë dhe ka fluks më të vogël të pacientëve të cilët po kërkojnë trajtim shëndetësorë.

“Me tu bërë lista nga materialet e domosdoshme për pacientët, MSH ka reaguar menjëherë dhe një pjesë e mirë e barnave është dërguar dje kurse do të vazhdojmë me dërgimin e materialeve sipas nevojës. Janë bërë edhe disa analiza shtesë që kanë dalë negative në virozat më të zakonshme që shkaktohen. Disa mostra do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike që nuk mund të bëhen në Kosovë. Sot është situata më e qetë, ka fluks më të vogël të pacientëve”, k thënë ai Vitia.

Ndryshe rreth 1 mijë e 500 banorë kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për shkak të këtij helmimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!