Helmimi masiv në Deçan, Haradinaj-Kurtit: Lëre Greqinë, eja merru me problemet e vendit!

schedule14:35 - 14 Korrik, 2021

schedule 14:35 - 14 Korrik, 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për krizën shëndetësore të krijuar në Deçan prej helmimit. Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të braktisë simpoziumin e partive të majta në Greqi dhe të kthehet në Kosovë.

Haradinaj shprehet se lajmet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve.

“Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Kujtojmë se që nga dita e shtunë mbi 1 mijë e 500 pacientë në QKMF në Deçan kanë kërkuar ndihmë pas dyshimeve të ngritura lidhur helmim të ujit. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!