Sidnei do të zgjasë bllokimin për dy javë, pas rritjes së rasteve të reja të Covid. Qyteti po përballet me rritje të rasteve të variantit Delta.
Shteti i Uellsit të Ri Jugor njoftoi 97 raste të reja në 24 orë, nga 89 të një ditë më parë.
“Ne do të zgjasim bllokimin për të paktën dy javë të tjera, deri në 30 Korrik,” tha kryetari i Uellsit të Ri Jugor Gladys Beretziklian në një konferencë për shtyp./abcnews.al