Ivan Balliu, mbrojtësi që ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, me shumë mundësi do të luajë në LaLiga sezonin e ardhshëm.
Gazetari spanjoll, Salva Gomis, shkruan se marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt, pasi palët janë në bisedime të avancuara.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka spikatur në dy sezonet e fundit në LaLiga 2 me fanellën e Almeria, duke u aktivizuar në 36 ndeshje.
Balliu, i cili tani është 29 vjeç, pritet që të nënshkruajë për dy sezone. Në të shkuarën anësor ka luajtur në Francë me skuadrën e Metz dhe Arouca në Portugali, si dhe me Barcelona B. /abcnews.al