Kylie Jenner është vënë sërish në fokus të mediave pas spekulimeve se është në pritje të fëmijës së dytë me Travis Scott. Thashethemet lindën pasi disa fotove që ylli me famë botërore ndau në rrjete sociale, por ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
“Ajo nuk është shtatzënë, megjithëse ata janë përpjekur për foshnjën numër dy gjatë muajve të fundit.“, tha një burim për gazetën The Sun. Jenner dhe Scott konfirmuan rikthimin pasi ky i fundit i shprehu publikisht dashurinë.
Dyshja e famshme morën pjesë në 72 vjetorin e Parsons Benefit në New York pak javë më parë, teksa pozuan në tapetin e kuq së bashku me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi. “Stormi, unë të dua dhe grua, të dua“, u shpreh reperi. /abcnews.al