Mpiksja e gjakut, AstraZeneca dhe J&J gati të modifikojnë vaksinën

schedule15:35 - 13 Korrik, 2021

schedule 15:35 - 13 Korrik, 2021

Johnson & Johnson dhe AstraZeneca  kanë nisur punën për të bërë një ndryshim në vaksinat e tyre si një mënyrë për të ulur rrezikun e mpiksjeve të rralla të gjakut.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kompanitë farmaceutike Johnson & Johnson dhe AstraZeneca, sipas botimit, përveç Universitetit të Oksfordit po bashkëpunojnë për kërkime me shkencëtarë të jashtëm.

Deri më tani, studimet mbi mënyrën e krijimit të mpiksjeve rritin shpresat për të gjetur shkakun dhe ndoshta për të ndryshuar planin e AstraZeneca në të ardhmen e afërt, sipas disa shkencëtarëve.

Një zëdhënës i J&J tha se kompania mbështeti “kërkimet dhe analizat e vazhdueshme ndërsa punon me mjekët dhe autoritetet globale të shëndetit“.

Nga ana e saj, AstraZeneca ka bërë me dije se po punon duke punuar në mënyrë aktive me rregullatorët dhe komunitetin shkencor për të kuptuar këto raste jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut , duke përfshirë informacionin mbi diagnozën e hershme dhe trajtimin e duhur.

Siç është vërejtur, përveç pengesave shkencore, modifikimet mund të kërkojnë ndryshime në të drejtat e pronës ose miratime rregullatore. Sidoqoftë, shkalla e paparë e pandemisë dhe urgjenca e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19 mund të përshpejtojë procesin.e.su./abcnews.al