Çifti i njohur i showbizit, Fidan Gashi dhe Rita Haziri po përjetojnë krizë në lidhjen e tyre.
Pritej që ata të kurorëzoheshin me martesë, duke qenë se në bashkëpunimin e fundit “Ty t’ka rritur Nana”, Fidani i propozoi Ritës me një unaz të çmuar.
Dyshja në rrjetet sociale nuk ndiqen më, gjithashtu, Rita i ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Fidanin, ndërsa ky i fundit nuk ka vepruar njësoj.
Ndërsa, lëvizja e fundit ishte nga Fidani i cili lançoi këngën, “Sjena mo”, ku flet për dashurinë dhe ndarjen. Fansat shpresojnë të jetë diçka kalimtare dhe çifti të kthehen sërish bashkë./abcnews.al