Skuadrat shqiptare kthehen sot në fushë për të luajtur ndeshjet e dyta të raundit të parë të Champions League. Teuta zbret e para në fushë. Dje durrsakët kanë fluturuar drejt Moldavisë dhe në 19:00 sfidojnë Sheriff Tiraspol.
Shanset e kampionëve tanë për t’u kualifikuar janë thuajse të shuara. Moldavët i çmontuan durrsakët në “Niko Dovana” duke i mundur me shifrat 0-4 në ndeshjen e parë dhe certifikuar para kohe kualifikimin në raundin e dytë.
Në 20:00 zbresin edhe dy skuadrat e tjera shqiptare. Shkëndija luan në transfertë ndaj sllovenëve të Mura dhe ka mision përmbysjen e humbjes 1-0 në betejën e parë në Tetovë. Gjithçka është e mundur për skuadrën e Ernest Gjokës.
Edhe Prishtina zbret sot në fushë dhe sfidon në stadiumin “Fadil Vokrri” Ferenvarosin e Myrto Uzunit. Në Budapest e parë djemtë e Ramadanit humbën 3-0 dhe kualifikimi është më shumë se ëndërr. Në rast eliminimi skuadrat tona kalojnë në raundin e dytë të Conference League. /abcnews.al
Champions League, raundi 1
19:00 | Sheriff Tiraspol-Teuta (4-0)
20:00 | NS Mura-Shkëndija (1-0)
20:00 | Prishtina-Ferencvarosi (0-3)