Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerëve.
Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30 në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë. Seanca pritet të jetë konferencë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve.
Palët e lartpërmendura kanë të drejtë që deri më 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, ose në të kundërt argumentimet do t’i japin vetëm në seancë. /abcnews.al/