Lindita Bimi është sipërmarrësja që ra në sy për karakterin, natyrën e lirë e të drejtpërdrejtë në programin Përputhen. Për ndarjen nga bashkëshorti i saj, ajo foli sot në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, duke ndarë detaje me shumë dhimbje.
Lindita pohoi se ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte e martuar me shkuesi, ishte i alkoolizuar dhe se forca më e madhe për ta kaluar këtë situatë të vështirë ishin djemtë e saj.
“12 vite bashkëjetesë me një njeri që nuk e kam dashur. Kam qenë e detyruar të themi dhe prindërit e mi pak fanatik më thonin “hë se do ndryshoj’ sepse ka qenë dhe alkolist. Por ai nuk ndryshoi kurrën e kurrës. Unë s’mund të rrija gjatë gjithë jetës sime me atë mentalitet. Aty pastaj thashë stop… mua më iku gjithë rinia në atë kohë kot se unë jam martuar e vogël me shkuesi, jo me dashuri”.
Ajo shtoi se ka humbur rininë, të cilën e ka filluar sërish pas ndarjes me të. Duke qenë një personazh i lirë, pa komplekse, personazh që ka mposhtur mentalitetin shqiptar, ajo the se për këtë ishte perzgjedhur edhe si personazh i një reviste të huaj, ku flet për tabutë.
Ndalur tek eksperienca e saj në program, Ermali e pyet nëse u fut mes çiftit Çimi-Stela?
“Përveç se nuk kam dashur kurrë që të futën mes një çifti. Xheloze nuk jam bërë kurrë, unë Çimin po ta doja e merrja, por nuk kam dashur vetë të ngatërrohem me Çimin. Ato donin të dilnin çift thjesht për publik. Në atë kohë kur ato kanë thënë që kishin pëlqim me njeri-tjetrin nuk ka qenë asgjë reale” /abcnews.al