Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo shprehet se lajmi i ndarjes nga jeta të mjekut Kujtim Shabani është i pabesueshëm. Ai thotë se Korça humbi një mjek dhe qytetar model.
“I pabesueshëm lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të Spitalit Rajonal të Korçës Kujtim Shabani. Korça humbi sot një mjek dhe qytetar model! Të prehesh në paqe i dashur Kujtim! Do të mbetesh i paharruar” shkruan Filo.
Mjeku ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Radhimë të Vlorës./db/ Abcnews.al