Apeli i GJKKO shpall vendimin, për grabitësit e Rinasit, autoblindave e bankës tek “st.Trenit”

schedule15:00 - 12 Korrik, 2021

schedule 15:00 - 12 Korrik, 2021

Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit. Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për grabitjen e Kasharit, atë të bankës te Stacionit Trenit dhe grabitjen e Rinasit.

Konkretisht:

Dash Kupa – 27 vite burg,

Ernest Kupa – 26 vite burg,

Neim Avdylaj – 26 vite burg,

Fatjon Xhyliu – 21 vite burg,

Dritan Sinani – 20 vite burg,

Aleksandër Murataj – 19 vite burg.

Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 5 vite e 6 muaj burg. Ditjon Memlika është liruar një javë më parë, dhe ka qenë në të njëjtat kushte si Çerpja.

Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”. e.l/abcnew.al/