Theu orën policore, gjobitet me 10 milionë lekë biznesmeni në Durrës

schedule11:55 - 12 Korrik, 2021

schedule 11:55 - 12 Korrik, 2021

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një subjekti, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

I gjobituri mësohet se është S. D.

Njoftimi:

DVP Durrës
Ushtronte aktivitetin në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative pronari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.e.l/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!