Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

49 arrestime dhe 19 policë të lënduar, bilancet e Londrës pas humbjes së finales

schedule10:17 - 12 Korrik, 2021

schedule 10:17 - 12 Korrik, 2021

Londra ishte e mbushur me tifozë mbrëmjen e djeshme dhe natyrshëm shumica dërrmuese e tyre ishin vendas. Si zakonisht të gjithë pinë birra gjatë gjithë kohës dhe më pas veprimet e tyre ishin vështirë të kontrollueshme.

Policia, e cila ishte prezente në të gjithë rrugët e qytetit ka kaluar një ditë të vështirë. Përmes një postimi në Twitter ata tregojnë se para dhe pas ndeshjes janë arrestuar 49 persona për vepra të ndryshme penale.

Londra dje ishte e mbushur plot me incidente, teksa edhe 19 policë kanë mbetur të lënduar nga përplasja me tifozët. Kishte disa turma tifozësh, të cilët ishin të papërgjegjshëm dhe kundërshtuan edhe policinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!