Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ As në Shqipëri nuk ndodh kështu, Londra zgjohet plot me plehra pas finales

schedule09:17 - 12 Korrik, 2021

schedule 09:17 - 12 Korrik, 2021

Dita e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme për Londrën. Që në mëngjes tifozët kanë zbritur në rrugë dhe janë argëtuar deri në orën e finales me Italinë.

Shumica e tyre shkuan të dehur në stadium dhe me siguri i doli pija pas penalltive, kur Anglia humbi. Nëse dje ishte atmosferë super, sot Londra është zgjuar më pis se asnjëherë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet një nga rrugët e Londrës, me shumë mundësi pranë Wembleyt, e cila është e mbushur me plehra.

Të gjithë kanë hedhur në tokë ushqimet dhe shishet e pijeve, duke krijuar një pamje aspak qytetare, të cilën nuk e kemi parë as në Shqipëri, ku shquhemi për hedhjen e plehrave jo në vendin e duhur. /abcnews.al

https://streamable.com/fc9hqh

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!