Adele fotografohet në publik me të dashurin e përfolur

schedule08:56 - 12 Korrik, 2021

schedule 08:56 - 12 Korrik, 2021

Adele është fotografuar së fundmi me partnerin e përfolur, reperin britanik Skepta. Megjithëse përflitet prej kohësh se janë në një lidhje dashurie, këngëtarja me famë botërore mohoi thashethemet duke thënë se nuk po del me askënd.

Adele

Por, autorja e hitit “Hello” ka rindezur sërish thashethemet pasi u pa me reperin duke bërë shopping në një qendër tregtare. Burime për Page Six janë shprehur se ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa po blinin disa veshje të Prada-s.

Skepta

Kujtojmë që këngëtarja finalizoi divorcin e saj me Simon Konecki në fillim të këtij viti. Adele u martua me 47-vjeçarin në 2016 pas pesë vitesh lidhje por u nda në Shtator 2019. /abcnews.al

Adele dhe Simon Konecki

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!