I nxehti ekstrem ka përfshirë pjesën më të madhe të Spanjës me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik AEMET lëshoi një paralajmërim se temperaturat e larta do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Në kryeqytetin e Madrid dhe qytetin jugor të Seviljes, temperaturat arritën mbi 40 gradë.
Ditën e sotme, vala e nxehtësisë pritet të përfshijë pjesën lindore të vendit. Sipas meterologëve, temperaturat pritet të arrijnë në 44 gradë sot në Luginën e Guadalquivir, afër Seviljes.
Temperatura më e lartë e regjistruar në vend është 49 gradë Celsius./abcnews.al