Italia është kampione e Europës pas disa dekadash, duke marrë trofeun e gjashtë madhor. Sot i jashtëzakonshëm edhe një tjetër herë ishte Gigio Donnarumma.
Ish-portieri i Milanit priti tre penallti sot dhe pas gjithë kontributit gardiani i Italisë meritoi çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, që i dha lamtumirë shpejt Europianit me Portugalinë e tij, u shpall golashënuesi më i mirë u Kampionatit Europian me 5 gola dhe 1 asist. /abcnews.al