Në hapat e të atit, Ami zbulon “punën” e të birit në serialin e Ermalit

schedule22:32 - 11 Korrik, 2021

schedule 22:32 - 11 Korrik, 2021

Pas suksesit të dy filmave të parë, “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”, Ermal Mamaqi ka konfirmuar se po punon për të sjellë një tjetër projekt të ri. Seriali do të titullohet “H.O.T”, dhe do të bëjë bashkë emra të njohur të kinematografisë shqiptare.

Mesa duket hapat e tij të suksesshëm po i ndjek dhe i biri, Joeli dhe këtë e ka konfirmuar vetë Amarda. E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në “E Diell”, Amarda ka zbuluar rolin e Joelit në serialin e ri ndërsa ka folur për pasionin e tij për t’u angazhuar në këtë fushë.

“Joelin e kemi içik më të integruar në fushën e aktrimit. Është i interesuar dhe ka qejf të rrijë në backstage. Tani tek xhirimet e Ermalit mban çakun. Si duket po e tërheq më shumë kjo pjesa e backstage sesa përpara.“, tha Amarda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!