Tifozët anglezë kanë gjithë ditën që presin të luhet finalja me Italinë dhe e vetmja gjë që kanë bërë është pirja e birrës. Tashmë që po vjen muzgu, birra dhe emocionet e mëdha të finales e kanë nisur efektin dhe nuk kishin si mungonin trazirat.
Policia dhe stjuartët e stadiumit janë përpjekur shumë të bëjnë një hyrje të organizuar të 65 mijë tifozëve në “Wembley”, por duket se ka qenë e pamundur. Mijëra fansa kanë mësyrë drejt barrierave të hekurit dhe kanë mundur t’i çajnë.
Dhjetëra prej tyre kanë mundur të kalojnë për në hyrjen e stadiumit, ndërsa të tjerë, kanë ngecur sipër njëri-tjetrit dhe janë kontrolluar më pas nga policia. Kjo është një ditë e paharrueshme dhe anglezët dinë ta bëjnë të tillë. /abcnews.al
https://streamable.com/s3rgw6