1 në 2 gra në Shqipëri janë dhunuar të paktën një herë gjatë jetës, ndërsa 36.6% e tyre kanë treguar se po përjetonin dhunë në momentin e pyetur.
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e një ankete të zhvilluar në vend e cila ka nxjerrë në pah se dhuna ndodh përgjithësisht gjatë një lidhje dashurie ose në familje dhe ushtrohet nga partneri.
Format më të shpeshta janë kontrolli shtrëngues pasuar nga dhuna psikologjike, fizike dhe seksuale, ndërsa moshat që e kanë përjetuar më tepër janë ato nga 45-54 vjeç dhe nga 55-64 vjeç.
Sipas INSTAT dhuna haset më rrallë nga 18 deri në 24 vjeç.
Dhuna fizike ndaj grave shihet kryesisht si faj i pjesshëm i tyre dhe bërja publike jashtë rrethit familjar konsiderohet turp.
46,5% e pjesëtarëve të komunitetit ku gratë e dhunuara jetojnë, sipas Institutit të Statistikave besojnë se dhuna duhet toleruar për të mbajtur familjen e bashkuar./abcnews.al/