Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nagelsmann i mahnitur nga Chiesa: Lojtar fantastik, sa keq që kushton shumë

schedule13:37 - 11 Korrik, 2021

schedule 13:37 - 11 Korrik, 2021

Federico Chiesa është një nga lojtarët më të mirë italianë. Sulmuesi anësor i Juventusit zotëron gjithçka, teksa po shfaqet vendimtar edhe në Euro 2020 me kombëtaren italiane.

Emri i tij është lidhur herë pas here me Bayern Munchen. Trajneri i rekordmenëve gjermanë, Julian Nagelsmann nuk i ka kursyer fjalët e mira për 23-vjeçarin në prononcimin e dhënë për Bild.

Chiesa është një futbollist fantastik, por kushton shumë. Ai ka një energji të shkëlqyer dhe një dinamizëm të jashtëzakonshëm.

Driblon dhe është gjithmonë në kërkim të golit, ai është shumë i shpejtë dhe një finalizues shumë i mirë, por sa keq që kartoni i tij kushton shumë“, deklaroi trajneri gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!