Këngëtarja shqiptare: U dobësova sepse më la i dashuri

schedule14:35 - 10 Korrik, 2021

schedule 14:35 - 10 Korrik, 2021

Këngëtarja Silvana Rusi ka treguar se nuk është ndjerë e bullizuar për peshën e saj. Ajo ka treguar për gazetarin Ronaldo Sharka se u dobësua, për tu ndjerë më mirë me veten dhe se njerëzit kanë tendencën t’i kujtojnë kohën kur ishte e shëndetshme.

Me shaka ajo thotë se u dobësua, sepse e la i dashuri dhe se u lëndua shumë.

Nuk jam ndjerë asnjëherë e bullizuar për peshën time, sepse jam njeri që kam shumë vetëbesim.  Nuk e kam vrarë kurrë mendjen për këtë pjesë. Doja të dobësohesh sepse doja të ndihesha mirë me veten. Njerëzit kanë tendence ta kujtojnë kohën që ke qene me disa kile më shumë.

Ok, më la i dashuri dhe u dobësova, sepse isha shumë e lënduar”, tha këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!