Policia në Tiranë ka proceduar punonjës të shtetit që vendosnin shenja dalluese të institucionit ku punojnë në automjete.
Policia njofton se në dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh si dhe janë proceduar disa drejtues automjetesh që kishin vendosur sisteme shtesë pamore, në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu, njoftohet se janë proceduar penalisht katër drejtues mjetesh pasi janë kapur në kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore për veprën penale të parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal, sipas të cilit, mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. /abcnews.al/