Anglia po zhvillon përgatitjet e fundit për finalen e Euro 2020 kundër Italisë. Trajneri Gareth Southgate po merret me detajet e fundit përpara duelit të ditës së nesërm, teksa ka marrë një lajm të keq.
Phil Foden nuk do të jetë i gatshëm për finalen e madhe ndaj skuadrës së Roberto Mancinit. Ylli i Manchester City ka pësuar një dëmtim në gju ditën e djeshme.
#EURO2020 | #EuroFinal, brutte notizie per l’#ENG di #Southgate: #Foden non sarà disponibile contro l’Italia https://t.co/cRbz6VY7VY
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 10, 2021
21-vjeçari ofensiv (tre ndeshje në Euro 2020 me Anglinë) nuk do të stërvitet me shokët e skuadrës në seancën e sotme stërvitore, e fundit përpara sfidës me kombëtaren e kaltër.
Një mungesë e rëndësishme për “Tre Luanët”, por Southgate ka alternativa të shumë në repartin ofensiv. /abcnews.al