Shira të rrëmbyeshëm në Japoni, evakuohen mbi 120 mijë persona

schedule08:21 - 10 Korrik, 2021

schedule 08:21 - 10 Korrik, 2021

Japonia është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm duke detyruar më shumë se 120,000 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të mëdha shiu në tre rajone të Kyushu, duke bërë që disa qeveri lokale të urdhërojnë evakuimin e banorëve.

Një javë më parë, reshjet e mëdha të shiut në Atami shkaktuan rrëshqitje dheu duke shkaktuar paktën 9 viktima dhe 20 të humbur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!