Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka takuar liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras në Athinë. Gjatë këtij takimi ata diskutuan për situatën e pandemisë dhe reformat e qeverisë së Kosovës.
Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë takimit, Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Dy liderët vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët. /abcnews.al/