Meksika ka raportuar 9,319 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 2, 577, 140 të prekur.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 217 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 234, 675 viktima.
Ndërkohë sipas autoriteteve qeveritare numri i viktimave dyshohet të jetë 60 % më i lartë se shifrat zyrtare të bëra publike./abcnews.al/