Benfika nuk ka humbur kohë për të zgjedhur presidentin e ri. Dy ditë më parë përfundoi nën pranga Luis Filipe Vieira, i cili qëndronte në krye të klubit më të madh portugez prej vitit 2003.
72-vjeçari akuzohet për mashtrime në lidhje me taksat dhe pastrim parash. “Shqiponjat e Lisbonës” kanë zgjedhur kreun e ri të klubit dhe ai është Manuel Rui Costa, ish-mesfushori i madh.
49-vjeçari ka shkëlqyer si numër 10-sh me Fiorentinën dhe Milanin në Serie A, teksa ka luajtur edhe me Benfikën në dy periudha. Me kombëtaren e Portugalisë numëron 94 ndeshje dhe 26 gola.
Prej vitit 2008 mbante postin e drejtorit sportiv të Benfikës, ndërsa nga dita e sotme është bërë presidenti i klubit, lajm që u bë zyrtar nga një komunikatë zyrtare e klubit luzitan. /abcnews.al