Policia maqedonase në kërkim të Gruevskit pas urdhër-arrestit të lëshuar dje

schedule11:43 - 13 Nëntor, 2018

schedule 11:43 - 13 Nëntor, 2018

Policia maqedonase është vënë në kërkim të Nikolla Gruevskit pas një urdhër-arresti të lëshuar dje ndaj tij nga organet e drejtësisë. Ndërsa sot kundër tij u lëshua edhe një urdhër-arresti ndërkombëtar. Sipas të dhënave të fundit të mediave maqedonase, agjentët e policisë kontrolluan dy herë shtëpinë e ish-kryeministrit dhe më pas selinë e partisë së tij, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, fotoja e tij u vendos në faqen e Ministrisë së Brendshme për personat e shpallur në kërkim. Aksioni policor nisi pasi gjykata themelore e Shkupit lëshoi një urdhër-arrest për Gruevskin, pasi ai nuk u paraqit vullnetarisht, për të vuajtur dënimin me 2 vjet burg.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u shpall fajtor për shpërdorim detyre gjatë blerjes se makinës luksoze qeveritare me vlerë 600 mijë euro. /abcnews.al