Operacioni i SPAK, Ngjela paralajmëron revolta: Është akoma te seksioni B, nuk kanë shkuar te “mjalti”

schedule13:32 - 9 Korrik, 2021

schedule 13:32 - 9 Korrik, 2021

Analisti Spartak Ngjela thotë se operacioni i SPAK për zyrtarët e lartë që nisi me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe është akoma vetëm në seksionin B. Ai tha në ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi se Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do të ngrihet akoma më shumë nëse SPAK shtrihet në Fier dhe Vlorë.

“Pa ministrat dhe kryetarët e bashkive nuk mund të ketë korrupsion. Këta duhet të ishin në burgje që në vitin 1995. Pse janë trembur se i ka marrë politika amerikane dhe i ka thënë do fshijmë korrupsionin. Dhe e kanë nisur nga seksioni B për të shkuar në seksionin A. Shqipëria është shtet i pushtuar.

Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do ngrihet nëse ky shkop do drejtohet drejt Fierit dhe Vlorës. Nga Vlora deri në Sarandë. Atje është pika e mjaltit të Shqipërisë. Prandaj kanë vajtur bletët. Ajo është zona që do shpëtonte Shqipërinë. Ata e vodhën. Unë i besoj ato që kam thënë se dhe besoj se shqiptarët do jenë përballë një fenomeni pozitiv që do jetë proces. Procesi do fillojë për të gjithë. Marrja e pronave është shumë e lehtë. Gjyqësori do të jetë i drejtë”, tha Ngjela.

Ai u shpreh se në sistemin tonë ministri korruptohet fillimisht për të nxjerrë paratë e atij që e ka emëruar dhe më pas për të fituar për vete. Ndërsa ndalur tek përgjimet e SPAK për dosjen e Lushnjes ku shfaqet një zyrtar misterioz B, Ngjela theksoi se është normale të mos bëhet publike emri i plotë për shkak të sekretit hetimor.

“Korrupsioni ka shkatërruar tregun. E tha dhe Rama që ka eliminuar konkurrencën. Triumfon klientela. Ministri korruptohej për të nxjerrë paratë dhe pastaj fitonte për vete. Shqipëria është në otomanizëm. Tani ky në qoftë se nuk mblidhje provat në mënyrën e shërbimeve nuk bëhej. Pse i vajti Meta ministrit dhe i tha nuk më ke dhënë 800 mijë. Pashai pra i emërimeve. Ne ramë në otomanizëm të thellë sepse Shqipëria pati një fat të mirë. Doli ari që ishte fshehur dhe filluan edhe prurjet e emigracionit.  Pati një fluks paraje dhe këta e vodhën. Kanë shkatërruar tregun dhe kjo ka sjellë një dëm shumë të madh.

Hetimi është shkencë nuk është dëshirë dhe ka rregullat e veta. Kanë thënë shumë dhe aq sa kanë thënë. Edhe ai sot gaboi në funksion të hetimit sepse fshehin gjurmët. Ka qenë masiv korrupsioni. Këto pika janë të shumta. Mos prisni që të shpërthehet hetimi. Nëse hetimi flet si Rama ka 30% shpresë sepse fshehën prova. Arresti shpesh herë bëhet sepse mund të fshehë provat.  Ky paralajmëroi politikisht. Foli në grup. Rama nuk ka gjë në dorë. Flet politikisht sepse ka maxhorancën. Institutet që përdor SHBA për Shqipërinë nuk punojnë dot pa maxhorancën, Po të dojë maxhoranca e ndalonte. Maxhoranca e pranoi që ndodhi kështu e ashtu. Maxhorancën ky e vuri në funksion të Reformës në Drejtësi duke nxjerrë dy institucione që me opozitën nuk do dilnin. Politika e lartë perëndimore deklaroi s’ka gjë se kemi zëvendësuesit”, deklaroi ai.

Ngjela tha se pas seksionit B, e ka radhën ai A, që mund të sjellë edhe revolta shoqërore për shkak të peshës së madhe që kanë personat që do të jenë subjekt i ligjit, që rrjedhin nga kjo kategori.

“Fakti i ri që ka dalë është se Uashingtoni nxori në parlament miliona dollarë për BKH. Fakti që mungon BKH ka një ngërç juridik.Te seksioni A janë multimilionerë dhe kanë lidhje me krimin e organizuar. Korrupsioni pa krimin e organizuar nuk bën dot gjë dhe e anasjellta. Në këtë momente jemi në sektorin B. Kur të kalojmë te sektori A, mund të ketë revolta shoqërore.

Pyetja është pse nuk e bënë revolucionin në datën 26. E lajmëroi Meta dhe Basha. Sepse në 27 erdhën 8000 trupa. Amerikën do mundin këta?! Dora e ligjit do shkojë deri te ish-kryeministrat. Ministrat e këtij janë të pambrojtur. Në momentin kur nuk isha prishur me këta më ka thënë më rrezikohen 3 ose 4 ministra. Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka rrezuar dy kryeministra se nuk e pranonin. Vetëm ky e pranoi”, tha Ngjela. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!