Philippe Coutinho nuk është në planet e Barcelonës dhe spanjollët po bëjnë gjithçka ta sistemojnë brazilianin në një klub tjetër.
Paga e tij e lartë i penalizon për ta shitur, por te Barcelona do të ishin të kënaqur sikur edhe vetëm të kursejnë pagën.
Së fundmi nga Franca raportohet se Coutinho mund të jetë goditja e madhe e Marseille, sikurse shkruan gazeta “La Provence”.
Marseille së fundmi ka blerë nga Barcelona Konrad De La Fuente dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje edhe për Coutinho. / abcnews.al