Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.
Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran. Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.
Ndërkohë policia ka proceduar sot penalisht për ngjarjen dy të rinj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Në pamjet e siguruara nga ABC mund të shihen të rinjtë që konfliktohen fizikisht, ndërsa në sfond dëgjohen edhe ulërima të familjarëve të frikësuar. s.b/abcnews.al/