Maqedonia e Veriut dhe Greqia pritet që nesër të nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror.
Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën “Ekonomist” në Athinë.
Nga ana tjetër zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni, në një komunikim për mediat ka thënë se kjo marrëveshje mbështet zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal./abcnews.al/

