Një piton gjigant ka dalë dhe është arratisur nga akuariumi në Luiziana, SHBA të martën. Për rrjedhojë është mbyllur parku, thanë zyrtarët.
Gjarpri 12 metra i gjatë, i njohur si Cara nuk është helmues, megjithatë autoritetet për arsye sigurie kanë vendosur ta mbyllin parkun.
“Nuk kemi një shtëpi të sigurt për të dhe është larguar,” tha kopshti zoologjik në një deklaratë.
“Cara është gjarpër jo helmues, miqësor që kalon kohën e saj duke bashkëvepruar me mysafirët. Cara është anëtare e adhuruar e familjes tonë të Kopshtit Zoologjik. Siguria e kafshëve tona është e një rëndësie të madhe për ne, kështu do të jemi të mbyllur gjatë ditës,” vijoi deklarata. g.v/abcnews.al