Kunata e akuzoi për dhunë, gjykata jep masë sigurie për 45-vjeçaren në Lezhë

schedule13:29 - 8 Korrik, 2021

schedule 13:29 - 8 Korrik, 2021

Gjykata në Lezhë ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Age Gjaçin, 45 vjeçaren e cila u denoncua nga kunata e saj dy dite më parë për dhunë.

Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Mësohet se 45-vjeçarja ka deklaruar se nuk e ka dhunuar ish kunatën e saj 33 vjecare Dava Ndoj dhe gjithçka nisi pasi kjo e fundit po e filmonte dhe ka tentuar ti heqë telefonin nga dora.

Kjo ka sjellë fillimisht zënken mes saj dhe ish-nuses se vëllait qe ka percepituar në përplasje fizike mes tyre. Prokurori Francesk Ganaj kërkoi nga trupi gjykues që 45 vjeçarja të qëndrojë në burg, por gjykata pasi mori në konsiderate deklarimet e te akuzuarës dhe kërkesen e organit te akuzës vendosi që të lerë në “arrest shtëpie” Age Gjaçin. Vendimi është dhënë edhe për faktin se nuk përbente rrezik për largim dhe se kishte patur edhe ajo vetë dëmtime si pasojë e konfliktit që kanë patur dy ish kunatat.

Ngjarja ndodhi këtë të hëne në fshatin Markatomaj të Lezhes, pasi 45 vjecarja shkoi ne shtëpine e vëllait për te takuar prindërit e saj që jetojnë në të njëjtën strehë me ish kunatën, por mes tyre pati konflik dhe akuza te ndersjellta që kanë ardhur pas vendimit të 33 vjeçares Dava Ndoj për t’u divorcuar me bashkëshortin dhe ndarja e pronës është bërë shkak për konfliktin.