Ditën e sotme, Fero feston ditëlindjen. Kjo është një ditë speciale për reperin pasi feston për herë të parë si një baba. Fero mbush 24 vjeç dhe partnerja e tij, Arbenita është kujdesur ta urojë në mënyrën më të bukur të mundshme.
Modelja ka publikuar disa nga momentet më të bukura të reperit me vogëlushen e tyre, Nina. Në videot e publikuara, tregohet ana e ndjeshme e reperit ku shihet duke përqafuar vajzën dhe duke e nxjerrë në shëtitje.
“Babi më i mirë. Fero gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam.”, ka shkruar Arbenita. Kujtojmë që ata u bënë prindër pak muaj më parë, në një ditë kur modelja humbi gjithashtu të atin.