Pas telefonatave të qytetarëve, policia ndërhyn në një dasmë në Prizren

schedule09:42 - 8 Korrik, 2021

schedule 09:42 - 8 Korrik, 2021

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një dasmë në Prizren pasi kishte marrë një informatë. Sipas policisë dje ishin njoftuar se në fshatin Gjonaj të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kështu gjatë patrullimit u gjetën prova se i dyshuari A.T, kishte shkrepur disa herë në ajër me arsyen se kishte dasmë në familje.

“Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë Pistoleta “Ekol Special 99”,shtat ( 7 ) copa fikesh dhe pese 5 gëzhoja te kësaj arme dhe një karikator të zbrazët. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”.

Po ashtu është apeluar tek qytetarët që në rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdoren armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!